Home LAJME EcoGuerilla do protestojë para “Jugohromit”

Zagaduvanje-vozduh-protest_002-740x495

Të shtunën më 13 dhjetor Lëvizja EcoGuerilla do të organizojë protestën e radhës kundër ndotjes së ajrit në Tetovë. Ndryshe nga dy herët e tjera, protesta e nesërme do të mbahet përpara fabrikës “Jugohrom” në Jegunovcë.

Fabrika vazhdon punën e saj me kapacitet të përgjysmuar, pas vendimit të Qeverisë që t’i lejojë asaj edhe për dy vite veprimtarinë. Fabrika u lejua të vazhdojë punën, por me kapacitet të përgjysmuar, edhe pse nuk përmbushi kërkesën për vendosjen e filtrave.