Home LAJME E godet vëllain me thikë, se i shau gruan

thika

thika

Në qytetin e Korçës në lagjen nr 7, 49 vjeçari Roland Ristollari është goditur disa herë me thikë në bark nga vëllai i tij Thoma Ristollari 60 vjeç. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë se i dëmtuari ndodhej në oborrin e banesës tre katëshe në të cilën jetonin edhe dy vëllezërit e tij me të atin, ku ky i fundit kishte mbërritur në gjendje të dehur.

Në këto kushte ai kishte nisur të shante njërin nga vëllezërit me fjalë banale nga gruaja, çka solli rragimin e ashpër nga ky i fundit, duke e goditur disa herë me thikë në bark. Pas kësaj ngjarje babai i moshuar bashkë me djalin tjetër, e dërguan 49 vjeçarin në spital, ku i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë. Kanë qenë mjekët ata që lajmëruan policinë se në spital kishte mbërritur një i plagosur, çka bëri që uniformat blu të mbërrijnë drejt banesës ku ndodhi ngjarja dhe të zbulojnë se bëhej fjalë për një krim brenda familjes.

Lidhur me këtë ngjarje nga ana e uniformave blu vijon puna për kapjen e 60 vjeçarit Ristollari, i cili u largua nga vendi i krimit menjëherë pasi qëlloi mbi të vëllanë.