Home LIFESTYLE Dybala “kërcënon” Real Madridin

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, është shndërruar në shpëtimtar të Juventusit në ndeshjet më të rëndësishme. Kështu ishte në edicionin e kaluar, sidomos në ndeshjen me Barcelonën, kështu është treguar edhe në disa ndeshje të edicionit aktual.

Nëse do të jetë i tillë edhe në përballjet me Real Madridin, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mbetet të shihet.Megjithatë, ai duket optimist për shkëlqimin e radhës. “Gati për një sfidë të re”, ka shkruar Dybala, duke komentuar përballjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Pikërisht këtu dy skuadra u takuan në finale të edicionit të kaluar të kësaj gare, me ç’rast gjiganti spanjoll pati fituar me rezultat 4:1.