Home LIFESTYLE Dy shqiptarë në 11-shin e javës në Bundesligë

Mërgim Mavraj ka bërë një premtim dhe po e mban atë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, krejtësisht ndryshe nga sezoni i kaluar, po kalon një sezon fantastik në Bundesligë te Köln. Në të njëjtën gjendje, për fatin e mirë të trajnerit Gianni De Biasi, është edhe mesfushori Amir Abrashi te Freiburg. Dy kuqezinjtë janë përfshirë në formacionin më të mirë të kampionatit gjerman për javën që lamë pas, secili duke u vlerësuar për performancat e tyre të shkëlqyera për skuadrat respektive nga revista sportive “Kicker“.

Suksesi i Abrashit është i dyfishtë, sepse ai jo vetëm u përfshi në 11-shin më të mirë të Bundesligës, por u shpall “Lojtari i ndeshjes” në sfidën Freiburg-Werder Bremen (3-1) duke shënuar një gol. Ai përfundimisht ka lënë pas dëmtimet dhe është kthyer në një lojtar kryesor për skuadrën e ardhur nga Bundesliga II, aty ku vjet mesfushori nga Kosova disa herë është bërë pjesë e formacionit më të mirë javor. Me ndeshjen Köln-Hamburger SV (3-0), për Mavrajn kjo qe hera e tretë për këtë sezon që përmendet në listën e më të mirëve, po aq sa Anthony Modeste (Köln) dhe Franck Ribery (Bayern).

The post Dy shqiptarë në 11-shin e javës në Bundesligë appeared first on Shqipmedia.