Home LAJME Dy momente pikante nga "Top Story" dhe "Opinion"

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin ‘Opinion’ të “TV Klan”, ka pasur një debat me gazetarin Blendi Fevziu. Balla tha që ka 8 vjet që nuk vjen në emision, pasi nuk lejohej nga drejtori dhe pronari i këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.

Në emisionin me temë “Integrimi në BE”, të ftuar ishin ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministria e Integrimit, Klajda Gjosha, deputeti i PS-së, Taulant Balla, deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, deputeti i PD-së, Aldo Bumçi dhe deputetja e PD-së, Mesila Doda.

Dialogu

Balla: Ka 8 vjet nuk më linin të vija këtu (Opinion). Nuk me linte Sandri.

Fevziu: Jo jo nuk ka ndërhyrë ndonjëherë Sandri te emisioni im. Ka qenë vendim i partisë tënde.

Balla: E lëmë këtë muhabet

Ndërsa edhe në emisionin ‘Top-Story’ në “Top Chanel” të Sokol Ballës ku ka qenë i ftuar kreu i PD-së ka pasur një moment “pikant”, ku drejtuesi i këtij emisioni ka ironizuar Blendi Fevziun.

Sokol Balla gjatë bisedës i tha Bashës që, “nuk jam drejtues emisioni me shkop”.