Home LAJME Dortmund kikson, Bayerni triumfon (Video)

Gjersa Bayern Munich pa problem ka triumfuar në xhiron e 12-të të Budesligas gjermane, favoriti tjetër për titull kampioni, Borussia Dortmund ka pësuar humbje.

Bayern ka triumfuar si vendas ndaj skuadrës së Augsburgut me rezultat prej 3:0, ndërsa Dortmund pvsoi nga Wolfsburg me rezultat prej 2:1.

‘Bavarezët’ deri tek fitorja e radhës erdhën në saje të golave të mbrojtësit Jerome Boateng (4’), mesfushorit francez, Farnck Riberys (43’) dhe Tomas Muller (90+5 penalti).

Ndërkaq, ‘milionerët’ përkundër faktit se kaluan të parët në epërsi fal golit të Marco Reus (45+2’), ‘ujqit’ arritën të përmbysin rezultatin dhe të sigurojnë fitoren në saje të golave të Rodriguez (56’) dhe Oliq (69’).

Bayern pas këtyre tre pikëve të reja vazhdon të mbetet lider i ligës elitare gjermane me 32 pikë, katër më shumë se Dortmund i vendit dytë, përkatësisht i vendit tretë, Bayer Leverkusen, i cili triumfoi ndaj Hamburger me rezultat prej 5:3.