Home SPORT Donnarumma: Nuk e kam menduar kurrë largimin!

Gianluigi Donnarumma u ka kërkuar falje tifozëve të Milanit, ndërsa ka thënë se kurrë nuk e ka menduar largimin.

Donnarumma u dha fund fjalëve duke rinovuar me Milanin deri në vitin 2021.

“Jam i kënaqur dhe krenar që jam pjesë e Milanit.

“Kam lindur dhe jam rritur me këtë klub dhe nuk ka pasur asnjë dyshim në zemër se a do të qëndroj”

“Më vjen keq prej fansave, por e them edhe një herë, nuk kam menduar largimin dhe tollovinë që është krijuar”.

“Duhet t’i falënderoj për mbështetjen që kanë treguar për mua në këto dy vite”, ka thënë Donnarumma.