Home LAJME Do të zgjidhet statusi i rreth 140 ushtarëve profesionist

професионални-војници

Deri në shkurt të vitit të ardhshëm do të zgjidhet statusi i rreth 140 ushtarëve profesionist që pas përfundimit të angazhimit në ARM nuk ishin të punësuar. Kjo parashihet me Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për shërbim në Armatë që në emër të grupeve parlamentare të VMRO-së e BDI-së e dorëzuan Emil Dimitriev dhe Talat Xhaferi.

Me ndryshimet e propozuara duhet të mundësohet punësimi i ushtarëve profesionist të cilëve u ishte ndërprerë marrëdhënia e punës sipas limitit maksimal të moshës.

“Në të është paraparë punësimi i rreth 140 ushtarëve profesionist që duhet të përfundojë më së voni në fund të shkurtit 2016. Ata duhet të dorëzojnë kërkesë për punësim deri te Ministria e Mbrojtjes ku afati i fundit është fundi i muajit janar”, ka thënë Dimitriev.