Home LAJME Dnevnik: Besa do të jetë lojtari kyç, Qeveria nuk do të mund...

Bilal-Kasami-520x277

Edhe pse ka vetëm një anëtarë, Lëvizja Besa do të jetë lojtari kyç në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime, një ndër trupat kryesore parlamentare kur bëhet fjalë për zgjedhje të funksionarëve në institucione të rëndësishme. Ky komision shërben si filtër përmes të cilit kalojnë propozimet për anëtarë të KSHZ-së, komisionit për antikorrupsion, Komisionit për antidiskriminim, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, trupave rregullatore siç është ai për energjetikë, e kështu me radhë, shkruan “Dnevnik”.

Besa do të ketë votën vendimtare në zgjedhjen e zyrtarëve, dhe kjo do të varet nga fakti nëse do të vendos të mbështes shumicën, pasi fillimisht mbështeti qeverinë për tani zgjodhi të jetë parti opozitare.

Parlamenti dje e zgjodhi përbërjen e këtij Komisioni. Kryetar i saj u zgjodh Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së, zëvendës i tij Zoran Iliovski, kurse si anëtarë Antonio Milloshoski, Krsto Mukovski, Daniela Rangelova, Dimitar Stevanxhija dhe Bllagica Llaskovska nga radhët e VMRO-DPMNE-së. nga LSDM-ja anëtarë janë Goran Misovski, Damjan Mançveski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq, nga BDI anëtar i Komisionit është zgjedhur Xhevat Ademi, kurse nga Lëvizja Besa, Zeqirja Ibrahimi.

Për shkak se raporti mes qeverisë së re LSDM-BDI dhe opozitës maqedonase është 6 me 6, Besa do ta ketë votën kyçe.

Besa mund të mos japë vizë për disa kuadro dhe nga partia e Kasamit paralajmërojnë se këtë pozicion do ta shfrytëzojnë për të penguar zgjedhjen e kuadrove të inkriminuar në poste, sikurse që sipas tyre, ndodhi me qeverinë ku u zgjodhën ministra të dyshuar për korrupsion.

“Gjithsesi që anëtari jonë i Komisionit për zgjedhje dhe emërime me kujdes dhe detajisht do t’i shqyrtojë propozimet për anëtarë të institucioneve dhe organeve, para se të votohen. Nuk do të lejojmë që kuadro të korruptuara të jenë pjesë e ndonjë institucioni”, thonë nga Besa.

Ndryshe, nga shumica parlamentare deklarojnë se presin që Lëvizja Besa të kushtëzoj me kuadro të saj.