Home LAJME Dhuna hedh hije mbi Samitin e G20-ës (Video)

capture_1499426849-5190853

Dhunë e re ka shpërthyer të premten në Hamburg, derisa zhvillon punimet Samiti i G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

Autoritetet thanë se protestuesit kanë sulmuar një stacion të policisë, ndërsa u kanë vënë zjarrin disa makinave policore.

260506-520x406

Liderët e G20-ës bisedojnë sot dhe nesër për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike. Në margjina të samitit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

260498-520x406

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u tha gazetarëve se udhëheqësit botërorë në samit nuk janë “as të verbër, as të shurdhër” ndaj trazirave në rrugët e Hamburgut.

260489-520x406

Policia, për të dytën ditë me radhë, ka përdorur topat e ujit kundër protestuesve të dhunshëm.

260501-520x406

Policia ka rishikuar bilancin e përleshjeve që nisën mbrëmë me policinë dhe ka bërë të ditur se numri i të lënduarve në mesin e policëve është 111, 29 persona janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë dërguar në paraburgim, transmeton agjencia e lajmeve gjermane DPA.