Home LAJME Dhjetë personat më të kërkuar në Google

E dini se cilët janë personat më të famshëm te historise duke iu referuar klikimeve në “Google”?

1. Jezu Krishti

Në vendin e parë në listën me dhjetë personat më të famshëm të cilët kërkohen më së shumti në internet është Jezu Krishti.

Numri i librave për të është i pallogaritshëm. Sipas një vlerësimi të bërë nga vetë “Google”, librat e shkruar gjatë gjithë historisë së njerëzimit janë 129 864 880 dhe se rreth 40% e tyre flasin për Jezu Krishtin.

2. Profeti Muhamed

Në vendin e dytë renditet profeti Muhamed me mbi 13 600 000 kërkime në muaj dhe me një numër librash aq të lartë sa është i pallogaritshëm. Ndërkohë, emri Muhamed është më i përhapuri në të gjithë botën. Llogariten më shumë se 200 milionë persona të cilët mbajnë këtë emër. Gjithsesi, duke marrë parasysh rëndësinë e tij, kjo gjë nuk na habit shumë. Kurioziteti qëndron te fakti se, ai është personi më i famshëm i historisë, pavarësisht se besimi Islam e ndal në një farë mënyre këtë përfaqësim!

3. Abrahami

Ju kujtohet Abrahami, profeti që Zoti i kërkoi të sakrifikonte djalin e tij të vetëm si provë e vërtetë e besimit në të? I njohur nga të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët, nuk është e çuditshme që ai të fitojë “medaljen e bronzit”: vetëm në një muaj ai kërkohet në “Google” plot 9 500 000 herë, ndërsa librat që flasin për të janë 2 milionë!

4. Moisiu

Moisiu, themeluesi i një pjese të madhe të traditës hebraike, renditet i katërti në bazë të numrit të kërkimeve në muaj në “Google”, ku llogariten më shumë se 2.7 milionë të tilla, ndërsa librat për të janë 8 milionë!

5. Sidarta Gautama

Sidarta Gautama, i njohur më vonë si Buda, në moshën 35-vjeçare u përfshi botërisht në kauzën e paqes dhe të eliminimit të dhembjeve njerëzore. “Google” regjistron më shumë se 4 milionë klikime në një muaj dhe deri më tani për të janë shkruar plotë 7 milionë libra.

6. Paolo di Tarso

Paolo di Tarso ka meritën se ka rritur në mënyrë eksponenciale, përhapjen e kristianizmit përmes 13 letrave të tij të famshme. Gjëja e habitshme është se Paolo di Tarso është më i njohur se 12 apostujt e marrë veçmas dhe i vetmi Papë që mund t’i bëjë konkurrencë është Pietro!

7. Adolf Hitler

Hitleri gjendet në vendin e shtatë të klasifikimit tonë; megjithatë, pozicioni i tij nuk është absolut. Diktatori nazist, në fakt, është nominuar së bashku me personazhet më të këqij dhe të ligë të asaj kohe (nëse do t’i quanim kështu), si Stalini, Luciferi dhe “Djalli”, ndërsa ai është personazhi i vetëm i kësaj liste, i cili i përket si shekullit XX ashtu edhe atij XI.

8. Uilliam Shekspir

Numri i herëve që Shekspir kërkohet në “Google” çdo muaj është 4,7 milionë, ndërsa për të janë shkruar rreth 1 milion libra. Por ajo që ndoshta jo të gjithë e dinë, është se 50% e fjalëve të përdorura në anglishten e zakonshme, vijnë nga “King James Bible”, ndërsa një pjesë tjetër prej 30% i atribuohet këtij poeti të madh! Për më tepër, Egil Aarvik, që është pjesë e komisionit që japin çmimet “Nobel”, ka thënë se, në qoftë se Shekspiri do të kishte jetuar në shekullin e njëzetë, me siguri ai do të fitonte më shumë se një çmimin “Nobel”!

9. Leonardo da Vinçi

Numri i kërkimeve në “Google” për të shkon më shumë se 4 milionë në një muaj. Librat e shkruar për të: 600 000. Leonardo da Vinçi i madh kishte shumë aftësi: ai ishte arkitekt, shpikës, piktor, matematikan, gjeolog, një ekspert në anatomi, skulptor, botanik, hartograf, muzikant dhe shkrimtar. Kush mund të bëjë më shumë se kaq gjëra sa ai?

10 Isak Njuton

Vendi i dhjetë i klasifikimit tonë është vënë në dyshim mes Ajnshtajnit dhe Njutonit. I pari klikohet rreth 6.1 milionë herë në muaj në “Google”, përkundër një milion kërkimeve në muaj për Njutonin, por librat e shkruar për këtë të fundit, duket se janë më të shumtë në raport me ata për Ajnshtajnin: plot 400 000. Për më tepër, ekzistenca e Njutonit është absolutisht thelbësore: llogaritet se ende 95% e mekanikës klasike, bazohet në teoritë e tij.