Home LAJME Detaje për rrahjen në Karposh 4, Shkup

Policia sqaroi rastin e mbrëmshëm ku dyshohej për rrahje mes dy grupeve në lagjen Karposh 4 në Shkup. Konkretisht, në afërsi të QT Siti Moll në rrugën “Lubjanka” mbrëmë rreth 19:40 minuta në një zënkë një djalosh 20-vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime të shkaktuara nga goditja me thikë, dhe është transferuar në Qendrën urgjente për ndihmë mjekësore.

Siç informojnë nga MPB-ja, dy vëllezër V.Q 20-vjeçar dhe S.K 23 vjeçar, të cilët lëviznin me në një makinë markë “golf” në rrugën me një kalim kanë hasur një automjet tjetër. Kanë filluar debat verbal ku nga automjeti tjetër kanë dalë dy persona të panjohur dhe fizikisht i kanë sulmuar vëllezërit. Njëri prej personave ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur V.K në trup dhe në kokë dhe më pas janë larguar. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.