Home LAJME Detaje nga arrestimi i doganierëve (Video)

policiaa-500

Në një aksion policor që ka ndodhur mbrëmë në Shkup janë arrestuar 6 persona, mes tyre edhe 4 doganierë të cilët akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Krimi është zbuluar nga Njësia për krim Ekonomik dhe Kibernetikë pranë Zyrës së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Sektorin e divizionit të hetimeve të brendshme të përgjegjësisë profesionale të Drejtorisë doganore.

Me padi penale janë ngarkuar personat: S.R. (38), D.S. (33), J.M. (35),  Z.K. (45), V.R. (39) dhe S.M. (46).

Të denoncuarit janë: S.R. doganier, D.S. (Shef i Zyrës Doganore në Bllacë), J.M. (Zyrtarë i lartë Doganor i Aeroportit të Shkupit) dhe Z.K. (Këshilltar i lartë për avokim para procedurës së gjykatës – Departamenti i Procedurave Administrative Doganore) vitin e kaluar dhe këtë vit e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare në Pikën doganore “Aerodrom” – Shkup, ku nga depoja ku vendosej malli përkohësisht i konfiskuar, kanë marrë telefona celular, parfume, orë dore, atlete, mallra tekstile, mallra teknik dhe stoli ari. Dëmi është vlerësuar në 1.527.000 denarë, V.R. (punonjës i Agjencisë së Punësimit në Shkup) dhe S.M. (punonjës në dyqanin për celularë “Mobile Shop”) disa pjesë të sendeve të sekuestruara i kanë mbuluar,  edhe pse ata e dinin se origjinën e kishin  nga një krim, njofton MPB.

Gjatë kontrollimit nga ana e policisë tek shtëpia S.R janë gjetur mjete të cilat ishin nga krimi. Disa nga mjetet që ata morën nga depoja e doganave janë zëvendësuar me sende të tjera me origjinë kineze.