Home LAJME Deri në mesditë jehona në rivotim më e madhe se nga 11...

133446190

Rreth 150 persona kanë dalë në votim deri në orën 11:30 në vendvotimin 2011 në Tearcë, ku sot po rivotohet në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016.

“Votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme. Deri në orën 11:30 jehona është rreth 150 persona, nga gjithsej 714 të regjistruarit në Listën zgjedhore dhe krahasuar me zgjedhjet e 11 dhjetorit në të njejtën periudhë kohore është pak më e madhe”, deklaroi Tatijana Çuprina, zëvendës-kryetare e Vendvotimit 2011 në SHF “Kirill Pejçinoviq” në Tearcë.

Çuprina tha se rreth orës 8:30 është konfimuar një problem me UV-llambat për çfarë arsye ka pasur ndërprerje 15-minutëshe për çka është njoftuar Komisionit zgjedhor komunal (KZK). Janë sjellë dy UV-llamba të tjera me ç’rast votimi ka vazhduar.

Në vendvotim janë edhe vëzhguesit nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare, vërehet edhe prezenca e pjesëtarëve të policisë.

Deri në orën 10, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në votim kanë dalë 76 nga 714 votuesit e regjistruar, ose 10,64 për qind.

Të dhënat e ardhshme për jehonën e votuesve KSHZ-ja do t’i kumtojë pas orës 13. Rezultatet fillestare nga votimit Komisioni do t’i kumtojë në konferencë shtypi në orën 21:30.

KSHZ-ja mori vendim që të përsëritet votimi në këtë vendvotim në bazë të simulimit me të cilin u tregua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara, dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Administrative që ta pranojë padinë e Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja dhe të sjellë vendim për pezullim të votimit në këtë vendvotim