Home LAJME Deri në fund të javës mot me vranësira dhe me reshje të...

moti

Deri në fund të javës punuese Maqedonia do të jetë nën ndikim të një serie të valëve të lagështa ajrore që do të kushtëzojë mot kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Vende-vende do të ektë kushte për bubullima të rralla. Në male posaçërisht në pjesët perëndimore reshjet do të jenë me borë dhe do të formohet shtresë e re e borës, kumtoi DPHM.

Më tepër reshje nesër do të ketë në pjesët perëndimroe, ndërsa të mërkurën në pjesët perëndimore dhe lindore ku në disa vende pritet të bijnë rreth 20l/m2, ndërsa lokalisht edhe mbi 30 l/m2. Të premten gjatë ditës reshjet do të ndalen.

Nesër, vende-vende do të fryejë erë e përforcuar juglindore, ndërsa nga e mërkura erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave ditore.

Të shtunën pritet stabilizim dhe ngrohje e motit.