Home LAJME Derbi i madh europian Milan – Barça,pa fitues

Milan dhe Barcelona kanë barazuar 1-1 në San Siro, ndeshjen kryesore të natës të zhvilluar në kuadër të Ligës më prestigjioze europiane atë të kampionëve. Milano e filloi ndeshjen furishëm me dyshën braziliane Kaka dhe Robinho, të cilët krjonin panik te mbrojtja e Barcelonës, sidoqoft vizitorët shpejt u adaptuan në taktikat e rossonerëve dhe morrën kotrollën e lojës duke mbizotëruar me posedimin e topit po thuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Milan kaloi në epërsi me anë të golit të shpejt të shënuar nga Robinho, pasi morri një asist perfekt nga Kaka, mirëpo epërsia e tyre nuk zgjat më tepër se 14 minuta pasi pas një pakujdesie të Zapatas, Barcelona barazoi rezultatin me autor kush tjetër pos Leo Messit.

Edhe pjesa e dytë ishte kopje e të parës Barça mbizotronte në posedim derisa Milan u mundua me anë të kundërsulmeve ti ndeshkoi blaugranët, kurse rast të mirë pati Robinho pasi doli përballë portierit mirëpo nuk mundi ta kotrolli topin dhe ky rast shkoi në pakthim. Në anën tjetër edhe Barcelona ka mundur shumë leht të arrij deri te fitorja pasi Iniesta nuk u tregua i vëmendshëm para Amelias, qeë priti rast të sigurt. Marrë në përgjithsi ky ishte edhe epilog real duke parë futbollin të cilin demonstruan skuadrat në fushën e blertë.

Pas këtij barazimi Barcelona prinë me 7 pikë, derisa Milan pozicionohet i dyti me 5 sosh, derisa Celtic pas fitorës ndaj Ajaxit rradhitët i treti me 1 pikë, kurse Ajaxi, ka vetëm 1 pikë.