Home LAJME Deputetët e shumicës parlamentare nuk pranuan të ndryshojnë Kodin Zgjedhor

Sobranie-izbor-vlada-zoran-zaev-sdsm-10-520x300

Shumica parlamentare ka refuzuar propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski për ndryshim të Kodit Zgjedhor me procedurë të përshpejtuar.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, kërkoi që në mënyrë urgjente të miratohen ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor, që do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve lokale në fillim të muajit tetor.

Sipas Rregullores për punë në Kuvend, çdo propozim me procedurë urgjente vendoset në votim pa hapur paraprakisht diskutim.

Me 58 vota “Pro”, 41 “Kundër” dhe një “I përmbajtur” nuk u miratua propozimi i deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski.