Home SPORT De Biasi te skuadra spanjolle

Gianni De Biasi është zyrtarisht trajneri i Alaves në kampionatin spanjoll. Ish-trajneri i Shqipërisë ka pranuar ofertën e drejtuesve të këtij ekipi në një moment të vështirë, me objektiv për të siguruar mbijetesën, teksa në 5 javët e para të La Ligas Alaves ka pësuar po kaq humbje, duke ndarë fundit e tabelës me Malagan. 61-vjeçari kthehet pas thuasje 10 vitesh në futbollin spanjoll, teksa në sezonin 2007-2008 ka drejtuar Levanten.

De Biasi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, e cila do të rinovohet automatikisht nëse Aleves do të sigurojë mbijetesën.

Më këtë lëvizje trajneri që zotëron pasaportë shqiptar, përves se atë italiane, konfirmoi se mbetet një njeri i sfidave të mëdha. De biasi drejtoi për thuasje 6 vite kombëtaren kuqezi, duke shënuar arritjen më të madhe të futbollit shqiptar, me kualifikimin në finalet e Europianit Francë “2016”, një sukses që e kishin tentuar shumë trajenrë të huaj, por pa mundur t’i afrohen.Për ironi të fatit, ish-trajneri i Shqipërisë do të debutojë në Primera Division ndaj Realit të Madridit në “Estadio Mendizorrotza”, me Los Blancos që vijnë pas humbjes befasuese në “Santiago Bernabeu” me Betisin.