Home LIFESTYLE De Biasi drejt klubit të Superligës kineze, ka ofertë edhe nga Spanja

Tashmë ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka ofertë nga Kina, por edhe nga kampionati spanjoll.

Trajneri italian dje dha dorëheqja nga pozita e tij e si trajner i Kombëtares shqiptare dhe është duke e menduar një aventurë të re.

Sipas medieve italiane skuadra kineze Tianjin Teda ka interesim për trajnerin.

Për trajnerin që e dërgoi Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka edhe një ofertë nga Spanja.

Suksese me Shqipërinë kanë bërë që De Biasi të ketë oferta edhe në të kaluarën në drejtim të tij.