Home SPORT Çmimi i FIFA-s, Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë i 2016-tës

3c0017ca00000578-4103058-image-a-21_1483988708240

Portugezi i shtoi vitrinës individuale të trofeve një tjetër çmim të rëndësishëm nga FIFA, ai u shpall futbollisti më i mirë i 2016-tës, pasi mposhti Leo Mesin dhe Antuan Grizman.

Përveç futbollistit të vitit, FIFA shpërndau çmimet e tjera në ceremoninë gala që u mbajt në Zyrih të Zvicrës.

Ylli i Real Madridit ka fituar çmimin për Futbollistin më të mirë të ndarë për herë të parë nga FIFA, ndaras nga “France Football”.

%d0%ba%d1%80%d0%b8%d1%81%d1%82%d0%b8%d1%98%d0%b0%d0%bd%d0%be_%d1%80%d0%be%d0%bd%d0%b0%d0%bb%d0%b4%d0%be-520x332

Ronaldo në vitin 2016 shijoi sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Në listën e ngushtë të nominimeve Ronaldo mposhti Antoine Griezmannin e Atletico Madridit dhe Lionel Messin e Barcelonës.

ronaldo-615x367

Ronaldo në votat e gazetarëve, kapitenëve dhe trajnerëve, ka marrë 34.54 për qind të votave, Leo Messi ka marrë 26. 42, ndërsa Antoni Griezmann 7.53 për qind.

21_1483988819-67829

fifa-520x281