Home SPORT Cka thote Pjanic per Belotti!

Mesfushori i Juventusit nuk beson në vlerën që klubi i Torinos i ka vënë sulmuesit të tyre.

Andrea Belotti është kërkuar gjatë verës nga shumë klube të mëdha, por Torino nuk ka dashur ta shesë atë për më pak se 100 milionë euro.

Ky çmim sipas Miralem Pjaniq është shumë i lartë dhe boshnjaku mendon se shifra të tilla janë të arsyeshme vetëm për Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin.

“Ai është duke zhvilluar një sezon të mirë, por 100 milionë euro është shifër e madhe. Unë mendoj se janë të tepërta”, ka thënë Pjaniq.

“Sidomos nëse e krahasojmë me Ronaldon i cili është blerë pothuajse për të njëjtën shumë dhe të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë portugezi në fushë”.

“Vetëm dy futbollistë janë të atij niveli: Ronaldo dhe Messi. Mendoj se tregu i futbollistëve është shumë i fryrë dhe ndonjëherë i palogjikshëm”, ka deklaruar Pjaniq.

Juventusi të shtunën do të ndeshet me Torinon në derbin e qytetit