Home LAJME Çka i tha ky qytetar Ziadin Selës për Dibrën dhe Menduh Thaçin?...

Partitë shqiptare në Maqedoni deri tani nuk arritën që shqiptarët të marrin të drejtat që u takojnë. Partitë shqiptare nuk duhet të hyjnë në koalicion me partitë Maqedonase, pa përcaktuar paraprakisht kushtet. Nëse nuk arrihet koalicion paszgjedhor, atëherë deputetët shqiptarë të zgjedhur nga populli duhet të themelojnë parlamentin e tyre, që do të thotë Maqedonia të federalizohet. Këtë, mes tjerësh, e theksoi në Dibër, Ziadin Sela, lideri i Lëvizjes së reformistëve të PDSH, i cili shto se politika do seriozitet e jo dilentantizëm.

Partitë janë pasuri kombëtare e jo pronë private. Sela tha se Menduh Thaçi mban peng PDSH me kërcënime dhe shtoi se Lëvizja reformiste në parti do të ketë sukses. Reformistët në parti do të mbajnë Kongresin gjatë muajit janar, shtoi Sela dhe theksoi se pa reforma në parti nuk ka suksese. PDSH humb disa herë zgjedhjet e askush nuk përgjigjet për këtë, tha Sela.

Por se çfarë i tha Ziadin Selës për Dibrën dhe liderin legal të PDSH-së, Menduh Thaçin një qytetar i këtij vendi, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:




Linku direkt per smartphone :ndiqni videon ne Youtube https://www.youtube.com/watch?v=vQoacWicX8A