Home SPORT City i frikësohet PSG-së në garën për transferimin e Sanchezit

Manchester City frikësohet se Paris Saint-Germain tani janë favoritët kryesor për të nënshkruar me yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sulmuesi kiliani dëshiron të largohet nga Emirates dhe është i lirë të flasë me klubet evropiane në janar pasi ai është jashtë kontratës verën e ardhshme.

Pep Guardiola ishte i bindur se 28-vjeçari dëshironte të bashkohej me Cityn, pavarësisht një përpjekjeje të dështuar prej 60 milionë funtesh në afatin veror të transferimeve.

Por, Paris Saint-Germain po rrisin interesin e tyre dhe duan që ai të bashkohet në treshen sulmuese me Neymarin dhe Kylian Mbappe.

Sanchez u takua me shefat e PSG-së në kryeqytetin francez këtë verë, ku ata diskutuan një transferim të mundshëm.

Ai kërkoi një pagë prej 400 mijë funteve në javë, të cilën skuadra nga Ligue 1 pranuan se nuk mund të përballonin për të paguar.

Por, skuadra e Unai Emery i tha atij se do t’i jepnin atij një kontratë më të lartë se ajo e ofruar nga City prej 275 mijë në javë.

Është e kuptueshme që PSG do të largoj Edinson Cavanin, i cili kohëve të fundit kishte një përplasje me Neymarin mbi një goditje të lirë dhe një penallti.