Home LIFESTYLE Cila është mënyra më e mirë për të rënë në peshë?

Hani më pak, lëvizni më shumë dhe gjasat janë shumë të mëdha që të humbni peshë… por vetëm për një kohë të shkurtër.

Nëse jeni duke shpresuar që t’i humbni disa kilogram, mënyra e vjetër, “kaloritë brenda, kaloritë jashtë” mund të jetë shumë efektive. Kombinimi i uljes së sasisë së kalorive të marrura gjatë ditës me vëllim të lartë të ushtrimeve do t’i zbrazë depot e yndyrës në kërkim të energjisë për trupin. Kështu, ju mund të humbni peshë, madje shumë peshë, varësisht nga sasia e ushqimit të cilën e keni konsumuar para se ta filloni këtë regjim.

Shumica e njerëzve me përvojë, dhe shumica e hulumtimeve shkencore tregon qartë se pothuajse të gjithë ata të cilët janë koncentruar në strategjinë për zvogëlimin e marrjes së kalorive në fund kanë dështuar. Shumica e njerëzve i fitojnë sërish kilogramët e humbur, madje shtojnë më shumë peshë sesa përpara.

Kur e ulni sasinë e konsumit të kalorive, trupi reagon në mënyra të ndryshme. E para është ndjenja e urisë. Ju mund ta injoroni ndjenjën e urisë, por vetëm për disa ditë, javë ose muaj, ose ta luftoni atë duke konsumuar sasi shumë të mëdha të ujit, duke ecur, por prap është shumë e vështirë që kjo ndjenjë të injorohet përgjithmonë.

Përderisa ndiheni të uritur, vlera metabolike poashtu bie pasi që trupi tenton të ruaj energjinë. Kjo do të thotë që ju djegin më pak kalori, kështu që do të duhet edhe më tutje të zvogëlohet marrja e kalorive në mënyrë që të mbahet shkalla e rënies në peshë.

Nëse e bëni këtë për një kohë të gjatë, truri juaj do ta kuptojë gjendjen e tillë si uri ekstreme (ngordhje). Në këtë pikë, do të nxiten reagime biologjike të cilat urdhërojnë qelizat yndyrore që të ruajnë çfarëdo forme të kalorive të cilën e fusim brenda trupit, gjë krejtësisht e kundërt me atë që dëshirojmë të arrijmë pasi që qëllimi ynë është ti djegim qelizat yndyrore.

Krejt këto mënyra punojnë në kundërshtim me proceset biologjike të trupit tonë. Ju duhet të punoni me trupin tuaj në mënyrë që të humbni peshë. Dhe kjo është mënyra se si ta bëni atë.

Ju duhet të hani më shumë nga ushqimet e duhura. Në veçanti burime të shëndetshme të yndyrës, siç janë avokadot, vaji i ullirit, arrat, dhe çokollata e zezë etj.. Tentoni që për disa ditë t’i ndërroni këto produkte me ato të cilat i keni konsumuar më herët siç janë karbohidratet e rafinuara, patatet e skuqura, gjevrekët, biskotat, buka e bardhë etj. Kështu do ta largoni ndjenjën e urisë, ndërsa trupi do ta humb motivimin për të ruajtur yndyrë. Frutat, perimet e freskëta, peshku, mishi, bathët, të gjitha këto mund t’i fusni në menynë tuaj.

Disa ekspert mbështesin idenë se burimet e duhura të yndyrës poashtu mund të ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës. Një studim në Universitetin e Tulane vërtetoj që shkëmbimi i karbohidrateve të pashëndetshme më lloje të shëndetshme të yndyrës mund të ndihmojë në uljen e vlerave të yndyrës ne trup.

Duhet që pak a shumë të adoptoni një lloj të dietës mesdhetare e cila është vërtetuar të jetë e dobishme për trupin dhe trurin në të njëjtën kohë. Është dietë e lehtë për t’ju përmbajtur dhe është mënyra që të gjitha hulumtimet më të reja e mbështesin, për ata të cilët kanë për qëllim rënien në peshë.

Shtoni në të gjithë këtë edhe ushtrimet e rregullta të cila do të ndihmojnë në djegien e kalorive dhe në të njëjtën kohë edhe në përmirësimin e parametrave të fitnesit fizik dhe rritjen e vlerave të metabolizmit tuaj në qetësi. Keni parasysh që vetëm ushtrimet, pa kombinim me një dietë të mirëfilltë nuk do të mjaftojnë për arritjen e qëllimeve tuaja.

The post Cila është mënyra më e mirë për të rënë në peshë? appeared first on Shqipmedia.