Home LIFESTYLE Çfarë përgaditet pas dorëheqjeve të Thaçit dhe Selës?

Menduh Thaçi, lideri i PDSH-së, ka dhënë dorëheqjen e pakthyeshme nga posti sonte, duke u shndërruar kështu në një “ish” në krye të kësaj partie, themeluar bashkë me të ndjerin Arbër Xhaferi. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Zijadin Sela mbrëmë por dorëheqja e tij ishte deri në kongres me shansë për rikthim në krye të saj.

Burime të besueshme të portalit Shqipmedia nga Tirana kanë thënë se njerëz influent nga Shqipëria pas dobësimit të BDI-së kanë marrë përsipër bashkimin e dy partive shqiptare PDSH dhe LR-PDSH por si parakusht janë dorëheqjet e të dy kryetarëve respektivisht Zijadin Selës dhe Menduh Thaçit.

Me bashkimin e dy partive do të bashkohen edhe 5 mandatet në parlamentin e Maqedonisë.

Nga konflikti mes këtyre dy politikanëve pësuan më së shumti anëtarët e këtyre dy partive./Shqipmedia