Home SPORT Çfarë lidhje ka 2009 me Vidiçin dhe Kosovën?

Autobiografia e trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson, sot e ka parë dritën e bardhë. Libri me titullin „Autobiografia ime “, po zgjon interesim të madh, pasi në të ai ka prekur të gjithë, por ka edhe të dhëna kundërthënëse.

Janë bërë publike pjesët kryesore të autobiografisë së ish-trajnerit legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson. Një nga zbulimet më shokuese ka të bëjë me kapitenin e këtij ekipi, serbin Nemanja Vidiq. Sipas Ferguson ai dëshiroi të vinte të luftonte për Kosovën. “Vidiq ishte i pakompromis. Ishte serb krenar. Në vitin 2009, erdhi tek unë dhe tha se mund ta thërrisnin. “Çfarë mendon?”, i thashë i alarmuar. “Në Kosovë. Duhet të shkojë atje”, më tha. “Është detyra ime”. Në sy e shihja që e mendonte vërtetë”, ka shkruar Ferguson në librin e tij. Disa nga mediat serbe, duke komentuar shkrimet në librin e Fergusonit dhe Vidiç-in, shkruajnë. “Kush çfarë ka ngatëruar dhe çfarë lidhje ka viti 2009 me Vidiçin dhe Kosovën. Ndoshta asnjëherë nuk do ta mësojmë. E ndoshta ne nuk e dimë se çfarë Vidiç, ka zier në kuzhinën e Mançesterit”, shkruan sportskacentrala.