Home LIFESTYLE Cambiasso pensionohet nga futbolli, nis punën tjeter

Ish-mesfushori i Interit i ka dhënë fund karrierës si futbollist.

Në moshën 37-vjeçare, Esteban Cambiasso ka vendosur të pensionohet dhe të fillojë punën si trajner.

Ish-futbollisti i Interit, Real Madridit dhe së fundmi Olympiakosit, ka pasur një karrierë të pasur dhe është argjentinasi i tretë pas Lionel Messit dhe Alfredo Di Stefanos që ka fituar më shumë trofe me skuadrat që ka luajtur.

Pjesën më të mirë të karrierës, Cambiasso e ka kaluar me Interin, ku ka fituar 5 Scudetto, 4 Kupa të Italisë, 4 Super Kupa të Italisë, një herë Ligën e Kampionëve dhe njëherë tjetër Kupën e Botës për klube