Home LAJME Burime policore: Vrasja është zbardhur, arrestohet N.E.

vrasje

Policia ka zbardhur vrasjen që ndodhi tre orë më parë në afërsi të  Spitalit të syve “Shën Lazar” në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Burimet policore për “Republika.mk”, kanë thënë se i dyshuar Naser E. është arrestuar dhe vrasja është zbardhur.

Sipas burimeve të Republikës, sot, rreth orës 17:15 i dyshuar ka  hyrë në oborrin e shtëpisë së familjes e tani të ndjerit Angell P. dhe ka vjedhur një biçikletë. Angell dhe  babai i tij, Sasho e kanë parë dhe menjëherë e kanë ndjekur.

Babai dhe djali me makinën e tyre filluan ta ndjekin dhe kur e kanë arritur Angel ka rënë në kontaktë fizik me Naserin dhe atëherë besohet se ky i fundit e ka goditur me thikë në zemër.

Ndërkohë banorët e lagjes Gjorçe Petrov në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën, gjë që ka tensionuar edhe më tepër situatën në këtë lagje. Mësojmë se është sulmuar autobusi me numër 11, megjithatë nuk rportohet për persona të lënduar.