Home LIFESTYLE Buffon i ‘tërheq veshin’ Juventusit: Duhet më shumë për të qenë ‘mbretër’...

Gardiani i portës së Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se Juves i duhet më shumë punë për të synuar drejt objektivit më të rëndësishëm, fitores së Champions League.

“Ndaj Napolit patëm një sjellje korrekte dhe të drejtë, në thelb atë të dikujt që nuk duhej të humbiste. Megjithatë gjatë javëve të kaluara kjo gjë na ka munguar”, është shprehur Buffon, pas ndeshjes së fituar 2-1 ndaj të kaltërve.

“Duhet të përmirësojmë harmoninë dhe cilësinë e lojës, nëse vërtet duam të synojmë diçka më shumë sesa vitet e kaluara. Jemi absolutisht të kënaqur për rezultatet e arritura deri më tani, por nuk duhet të ndihemi të kënaqur, sepse jemi vetëm në fund të tetorit. Ka ende 7 muaj për të luajtur, ndaj duhet të bëjmë diçka për t’u përmirësuar”, tha Buffon

The post Buffon i ‘tërheq veshin’ Juventusit: Duhet më shumë për të qenë ‘mbretër’ të Europës appeared first on Shqipmedia.