Home LAJME Britma banorësh mes flakëve, pamjet e tmerrit në Londër (video)

6-17

Pamje tmerri ato qe vijne nga Londra, teksa banore te deshperuar tentojne te shpetojne nga flaket qe perpine qe ne oret e para te mengjesit kullen e larte 27 kateshe me rreth 120 apartamente.

Daily Mail publikon pamje nga situata, teksa duken banorë te dëshpëruar nga balloke e dritare mes flaleve te ndërtojne litarë me rroba, në një përpjekje për të shpëtuar nga ferri.

Zjarri “i tmerrshëm” goditi Kullën Grenfell 27-katëshe në Latimer Road, White City.
Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se 30 persona janë derguar në pesë spitale rreth kryeqytetit, ndërsa të paktën një banor është ende i mbërthyer brenda bllokut në katin e 11-të, me zjarrfikësit që përpiqen me dëshpërim për ta arritur atë.

Një fqinj tha se besonte se dikush kishte kërcyer nga rreth 10 deri në 15 kate për të shpëtuar nga zjarri, ndërkohë që kishte britmë gëzimi dhe një lehtësim pasi një vajzë pesëvjeçare u nxor nga flakët.

Zjarri thuhet se është përhapur nga dyshemeja e dytë në çatinë e bllokut të madh 120-apartamentesh, nderkohe qe 200 zjarrfikës përpiqen ta vene nën kontroll.