Home LIFESTYLE “Boxing day”, Chelsea pa Costa dhe Kante, vjen shanca për sulmuesin e...

Lideri në Premier League Chelsea në ndeshjen e “boxing day” ndaj Bournemouth do të ketë dy mungesa të mëdha që mund të sjellin kokëçarje për Antonio Conte në përpilimin e formacionit bazë.

Sipas mediave britanike, Conte për sfidën ndaj Bournemouth nuk mund të llogarit në shërbimet e Diego Costa dhe N’golo Kante.

Duke u nisur nga mungesa e Costas, një shanc në përballjen ndaj Bournemouth do të ketë sulmuesi i harruar në bankën e rezervave, Michi Batshuayi.