Home LIFESTYLE Bomba 12 – Xhaferi dhe Bexheti tregohen zemërgjerë për kuadrot e VMROsë...

Në mesin e bisedave të publikuara nga Zaev ishte edhe biseda për të cilën tha se është mes minsitres Jankullovska dhe Sasho Mijallkovit, ku thotë se i është lajmëruar ish ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, për një urgjencë në gjyqësor. Jankullovska thotë se ajo punë nuk mund të kryhet pasi nuk janë marrë vesh ashtu.

Më pas lëshohet edhe një bisedë për të cilën thuhet se është mes Musa Xhfaerit dhe Blerim Bexhetit, ku ata merren vesh disa pozicione gjyqësore që i takojnë BDI-së, ti jepen VMRO-së. Ata dy pajtohen se në këtë drejtim janë treguar zemërgjerë me VMRO-në.

“Më thirri Gordana më tha një vend që është i joni të ja lëmë atyre, se qenka djali një kryetari të gjykatës. një vend ja kemio dhënë më herët, për atë shoqin e din ti…Por ta kompenzojmë disi, se ne jemi tregu më zemër gjerë”, thotë Bexheti në bisedën me Xhaferin, me cka pajtohet edhe Xhaferi.

Gjatë bisedës ata thonë se për vendimet duhet të konsultohen edhe me “ata shokët”, për të marrë pëlqim me siguri prej VMRO-së, konretisht Saso Mijalkovit.