Home SPORT Bojku i Shkëndijës huazohet tek ekipi i FC Shkupi

download6

Futbollisti nga Veleshta e Strugës, Besmir Bojku i cili është lojtar i Shkëndijës së Tetovës, ditën e fundit të afatit kalimtar, në akord me klubin, ka vendosur të kalojë tek skuadra tjetër e ligës së parë FC Shkupi. Lajmin e ka publikuar faqja zyrtare nga Shkupi.

Edhe skuadra e Shkupit nuk ka mbetur duarkryq në këtë afat kalimtar. Pasi që nuk ka arritur të bindë Jasir Selmanin, Shkupi ka arritur marrëveshje me ekipin e Sjkëndijës, që edhe Bojkun ta merr në formë huaizmi. Bojku është futbollisti i dytë që vjen nga Shkëndija pas Mevlan Muratit. shkruan Fc Shkupi

Faqja zyrtare e klubit futbollistik Shkëndija, ka sqaruar huazimin e mesfushorit tek skuafra e FC Shkupi.

“Shkëndija nuk do të mbaj në pankinë një futbollist që meriton të luajë. Qëllimi  i huazimit është që futbollisti të gjejë më shumë hapsira për të luajtur, pas konkurencës së shtuar me përforcimet e fundit.” thuhet në sqarim.

Besmir Bojku është ndër futbollistët më me prespektivë në futbollin e Maqedonisë, ai më parë ka luajtur me skuadrën e Rabotnickit, ndërsa ka qenë rregullisht lojtar i kombëtares shpresa të Maqedonisë.