Home TEKNOLOGJI Besim Hoda formon parti politike të re në Maqedoni

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Besim Hoda do të formojë parti politike.

Një përkrahës i kësaj nisme theksoi për INA se po intensifikohen aktivitetet për formimin e subjektit të ri politik, i cili siç mësohet ka përkrahjen e disa qarqeve politike opozitare dhe proqeveritare në Shqipëri.

Në radhët e kësaj partie pritet të përfshihet edhe Xhelil Bajrami, ish-ministër i Ekologjisë gjatë qeverisjes së PDSH-së, ndërsa janë paraparë edhe emra të tjerë përfshirë nga diaspora, të cilët do të përfshihen në strukturat e këtij subjekti politik. Me formimin e këtij subjekti do të rritet konkurrenca brenda bllokut politik shqiptar dhe se kjo do të ndikojë në përçarjen dhe humbjen e votës shqiptare, në rast se nuk do të ndodhë ndonjë mundësi unifikimi.