Home LAJME Berat Buzhala planifikon largimin nga PDK-ja

Berat Buzhala planifikon largimin nga PDK-ja. Burime të Reporteri.net kanë thënë se Buzhala e ka ndërmend ta lëshojë postin e deputetit dhe të hiqet nga çdo funksion në PDK. Ai është anëtar i Këshillit Drejtues.

Ai pritet që këtë gjë ta bëjë shumë shpejtë. Buzhala kohëve të fundit e ka ashpërsuar gjuhen e tij ndaj qeverisë e sidomos PDK-së . Duket se mos-ngritja e tij në poste drejtuese në parti ka bërë që të ‘hatrohet’ fort. Por nuk është që Buzhala ka hekë keq nga partia. Një kompani ku ai ishte aksionar kishte marrë tenderë në qeveri. Po ashtu ishte bërë deputetë me ndihmën e vet Thaçit dhe kreut të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ardhja e Buzhalës dhe e kolegut të tij në gazetë, Ilir Mirenës kishte hidhëruar shumë figura të PDK-së, sidomos Jakup Krasniqin. Epiteti që ata kishin marrë ishte ‘parashutista’.

Deputeti Buzhala ani pse kishte thënë se ka hequr dorë nga Express, thuhet se ende është ai që pyetet aty dhe shkon shpesh në redaksi.