Home LIFESTYLE Bentley i modifikuar e tërheqës – FOTO

Kompania Startech në panairin e veturave në Gjenevë do të ekspozojë modelin e saj të modifikuar Bentley Continental GT.

Kjo kompani e cila merret me modifikimin e veturave, është përkujdesur që ky Coupe luksoz të ketë disa pjesë nga fibra të karbonit, duke përfshirë spoilerin e përparmë, panelët rreth vrimave për ajër, set pragjesh, difuzerin e pasmë, transmeton Koha.net.

Bentley Continental GT tani posedon sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave me katër tuba nga çeliku, set të ri të rrotave me diametër prej 22-inç, disqet e frenave me ngjyrë portokalli, si dhe eksterier me ngjyrë të zezë në kontrast me disa detaje me ngjyrë portokalli.

© KOHA

The post Bentley i modifikuar e tërheqës – FOTO appeared first on Shqipmedia.