Home VIP Bennvs ft Retno ju sjellin “Jaja”, repi tetovar në një nivel tjetër

Të gjithë jemi dëshmitar se sa shkojnë e kalojnë vitet, repi tetovar është duke marrë një kahje tjetër shumë më profesionale dhe më me trend me kohën.

Tetova është i njohur si qytet me shumë grupe që bëjnë muzikë “Rock” por si duket, në qytetin tonë u paskan fshehur shumë hip hop artista që e kanë prit momentin e duhur për të dalë me diçka më profesionale.

Rep artistët Arben Ramadani (BENNVS) dhe Mentor Elezi (RETNO) e sollën këngën “Jaja” bashkë me videoklip mjaft modest. Tekstin e këngës e kanë shkruar vetë ato, kurse për videoklipin është përkujdesur “Elmo Creative”.

Duhet cekur se zakonisht në pjesët muzikore që i kanë të publikuara rep artistët e lartëpërmendur kanë bashkëpunuar me një ndër artistët e mirënjohur tani nga Tetova S4mm, kurse këtë radhë nuk e pam një bashkëpunim të tillë, madje ai as nuk e ka postuar këngën për të ju dhënë përkrahje.

A do të thotë kjo se ka një përçarje mes rep artistëve tetovar? /ShqipMedia