Home LAJME Bejli: SHBA, BE dhe qytetarët të shqetësuar për lirinë medieve

“Betohem se do ta shfrytëzoj përvojën time diplomatike ti ndihmojë Maqedonisë të gjejë vendim të përbashkët me Greqinë në lidhje me çështjen e emrit” ka thënë para Senatit amerikan, Xhes Bejli, i sapo emëruar si ambasador i SHBA-ve për Maqedoni.

Ai ka theksuar se do të punojë në inkurajimin e partive politike për të mos bërë ndarje etnike.

“Derisa Maqedonia po zhvillon struktura të forta demokratike, SHBA-të, BE-ja dhe miq të tjerë të Maqedonisë dhe më e rëndësishmja, vet qytetarët e saj; shprehin shqetësim për lirinë e medieve, pavarësisë se gjyqësorit dhe transparencës së financave qeverisëse” ka vlerësuar Bejli, duke paralajmëruar se do të angazhohet me liderët dhe me opinionin për reformat e domosdoshme.

Bejli po vjen në vend të ambasadorit Pol Uollers, ndërkaq më parë tre vite ishte zv/ambasador në Turqi.