Home LAJME BDI ka problem me burrëresha, sepse shumica janë burreca

Rinia e BDI-së ka ftuar Teuta Arifin të dorëhiqet nga posti i kryetares së komunës sepse paska humbur garën elektorale në parti për kryetar të degës në Tetovë.

Ku ishin këto trima kur BDI kërkonte kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e fundit vendore?

Nëse ishin të sigurt se fitojnë votat e tetovarëve, pse nuk kandiduan për kryetar të komunës por zgjodhën një zonjë të sfidojë kandidatin e PDSH.

E dinin se do humbnin. Sepse të gjitha anketat u thonin se Teuta ishte evetmja që mund t’u sillte fitore.

A ka humbur Teuta duke mos u zgjedhur për kryetar të degës së BDI në Tetovë?! Jo. Kanë humbur tetovarët, dhe pse jo edhe shqiptarët.

Shikoni CV-në e Teutës dhe atij zotëriut që fitoi garën partiake në Tetovë. Kur e shikon rezultatin e zgjedhjeve nuk mund të mos pyetësh veten, a thua ku i patën mendtë kuvendarët kur votuan?

Unë e shoh si fitore humbjen e Teutës në zgjedhje partiake në Tetovë. Humbi nga struktura e një partie që është në nokdaun politik, më e paaftë, më e papërgjegjshme dhe më e korruptuar që kanë pasur shqiptarët nga viti 1990.

Ky është shansi i Teutës që t’u afrohet më shumë tetovarëve dhe shqiptarëve dhe të largohet nga kjo strukturë politike që shqiptarëve ju sjellë vetëm disfata.

BDI ka problem me burrëresha sepse shumica janë burreca.