Home LAJME BDI e Tetovës sot mban Kuvendin zgjedhor

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot do të mbajë Kuvendin e tretë zgjedhor të degës së kësaj partie në Tetovë. Kuvendi i tretë i degës së kësaj partie në Tetovë do të mbahet në Restorantin “Arra” në ora 14. Kuvendi i degës së Tetovës, do numërojë 120 kuvendarë të dalë nga 29 Kuvende zgjedhore të Këshillave vendor.

Sipas statutit të BDI-së, neni 40 alineja 1, të 78 kuvendarët që dalin nga Kuvendet zgjedhore të Këshillave vendor mund të pretendojnë për post të kryetarit të degës nëse i propozon kryetari i partisë dhe i voton Kuvendi. Në Kuvend pritet të marrin pjesë ministra të BDI-së, deputetë, kryetar komunash, si dhe kryetari i partisë Ali Ahmeti që është e drejtë ekskluzive tij të vendos se kush do jetë kryetar i ri i degës së BDI-së së Tetovës.

Koordinatori i zgjedhjeve për degën e Tetovës, Xhevat Ademi në një deklaratë dje dhënë për Aktuale.mk tha se janë bërë gjithë përgatitjet e duhura dhe të nevojshme për organizimin e Kuvendit.