Home LAJME BDI e Kumanovës kërkon zgjedhje, nuk pranon diktat

“Shqiponja” do të jetë i vetmi kryetar dege, deri më tani, që është zgjedhur nga vetë populli, pa diktat. “Më në fund Kumanova do të ketë kryetar dege te legjitimuar nga populli” thonë burime tona.

Pas lajmit se në degën e BDI-së në Kumanovë dhe Saraj nuk do të mbahen kuvende zgjedhore për kryetar të ri të degës, por kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, personalisht do të emërojë kryetarët e degëve partiake, kanë reaguar nga Dega e BDI-së Kumanovë. Ata thonë se zgjedhjet brenda partiake do të mbahen në mënyrë të rregullt dhe nuk do të lejojnë që kryetari i ardhshëm të zgjedhjet me diktat, por të jetë reflektim i vullnetit të anëtarëve të BDI-së, njofton gazeta “Lajm”.

Burime partiake të gazetës “Lajm” brenda degës së BDI-së në Kumanovë njoftojnë se zgjedhjet partiake janë në vijim e sipër, komisioni komunal është duke punuar në këshille vendore. “Situata është e qetë zgjedhjet rrjedhin në mënyrë shumë demokratike, kandidat i vetëm është Xhemail Rexhepi, i njohur me nofkën e luftës “Komandant Shqiponja”, konfirmojnë të njëjtat burime.

Sipas tyre, “Shqiponja” do të jetë i vetmi kryetar dege, deri më tani, që është zgjedhur nga vetë populli, pa diktat. “Më në fund Kumanova do të ketë kryetar dege te legjitimuar nga populli” thonë burime tona.

Marrim vesh se edhe në Saraj zgjedhjet do të bëhen nga këshillat vendor dhe jo me diktat nga Ali Ahmeti.

Zgjedhjet brenda partiake që kanë nisur në Bashkimin Demokratik për Integrim kanë shkaktuar mjaftë tensione brenda pretendentëve që kanë shpallur ambicie për kreun e Degës, pothuajse në të gjitha Degët e BDI-së. Tensionet nuk përjashtohen edhe në Strugë dhe Kërçovë. Në Strugë gara zhvillohet mes ish kryetarit të komunës dhe deputet aktual, Ramiz Merko dhe zëvendësministrit të mbrojtjes, Arben Llabunishti. Deri tani ka pasur disa akuza mes rrymave rivale për kurdisje të rezultateve në këshillat vendore.