Home LAJME BDI dhe Aleanca marrin 6 poste të zv.ministrave dhe 7 sekretarë shtetëror

bdi-aleanca

Pala shqiptare në qeverinë e re do të ketë gjashtë zëvendësministra dhe shtatë sekretarë shtetëror, mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Katër zv.ministra do t’i takojnë BDI-së dhe 2 Aleancës për Shiqptarët, njejtë edhe për funksionin sekretarë shtetërorë, 5 për BDI-në dhe 2 për Aleancën për Shqiptarët.

Siç mëson Zhurnal nga burime të afërta partiake, zëvendës-ministrat e BDI-së dhe Aleancës do të jenë në ato Ministri ku drejtohen nga Ministrat e LSDM-së, me qëllim që në secilin institucion shqiptarët të jenë të përfaqësuar. Nga kjo konstatohet se MPB do të ketë zv.Ministrin shqiptarë. Për zëvendës ministra nga pala shqiptare do të udhëheqin me Ministrin e Mbrojtes, MPB-në, Financat, Arsimin, Transportin dhe Politikën Sociale, ndërsa në MPJ do të ketë sekretarë shtetëror shqiptar./Zhurnal