Home LAJME BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe dy krahët e Lëvizjes Besa reagojnë për...

Almir-Aliu-780x439

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme në Tetovë ka reaguar mbi rastin e procesit gjyqësor për vrasjen e vogëlushit Almir.

“Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhet e Prokuroreve ka patur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga Vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi.

BDI apelon publikisht deri tek organet Gjyqësore që në frymën e interesave tona për integrim sa më të shpejtë ne strukturat euro-atlantike te vendit, të aplikojne çdo fjalë të ligjit me qellim të perforcimit të rendit juridik dhe sundimit të së drejtës”, thonë nga BDI-ja.

Dy krahët e Lëvizjes Besa gjithashtu kanë reaguar për rastin e rikualifikimit të lëndës për Almir Aliun.

“Përveç punësimeve të zyrtarëve shtetërorë, të cilët ende përzgjidhen sipas përkatësisë etnike, dje gjykata edhe një herë dëshmoi se në Maqedoni edhe drejtësia në funksionon sipas kritereve etnike. Kur bëhet fjalë për shqiptarët, gjykatat dinë të japin edhe dënime me burg të përjetshëm, madje edhe pa asnjë dëshmi, ndërsa kur bëhet fjalë për një vrasës fëmije, edhe pse ekzistojnë dëshmi dhe video ku shihet akti makabër, ai lirohet vetëm sepse është maqedonas”, thonë nga krahu i Afrim Gashit.

Lëvizja Besa dënon këtë vendim të gjykatës dhe përveç se kërkojmë që urgjentisht vrasësi te kthehet në qelinë e burgut, poashtu Këshilli Gjyqësor të ngren procedurë ndaj gjykatësit i cili me vendimin për të liruar vrasësin e Almirit jo vetëm që denigroi gjykatata edhe ashtu e pa reformuar por për herë të dytë vrau Almirin dhe zemrat e gjithë atyre që u solidarizuan me familjen e tij”, thonë nga krahu i Bilall Kasamit.

Edhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët kërkon që për rastin e Almir Aliut të reagojë vetë Ministria për Drejtësi. Ai kërkon që të ndërmerren masa konrete për rikthimin në gjyq të të akuzuarit, Boban Iliq, duke shtuar se kjo duhet të bëhet për, siç thotë, “Almirët tanë që i kemi në shtëpi, për të cilët duhet të krijojmë të ardhme”