Home LAJME Bashkimi Demokratik për Integrim shënon 15-vjetorin e themelimit

133724315

Bashkimi Demokratik për Integrim sot shënon 15-vjetorin e themelimit. Nga partia, përmes një kumtese për mjetet e informimit kanë falenderuar të gjithë bashkëpartiakët, bashkëmendimtarët, bashkëveprimtarët, anëtarët, simpatizantët, përkrahësit, aktivistët dhe qytetarët për mbështetje ndaj partisë, të cilët, njëherit, nga BDI i cilësojnë shtyllë kryesore për ekzistencën tashmë 15-vjeçare.

Në kumtesë informojnë se 15 vjet më parë, bashkëthemeluan vlerën kombëtare tashmë të dëshmuar, pasardhësen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Pesëmbëdhjetë vjet bashkë ngadhënjyem në beteja të pandërprera dhe në shërbim të qytetarëve, duke filluar nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, referendumin për ndarjen teritoriale në vitin 2004, zgjedhjet lokale të vitit 2005, zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare tv vitit 2008, zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009, zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011, përsëri ato të parakohëshmet në 2014 gjer në zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2016″, thuhet në kumtesë.

Nga BDI, njoftojnë se në këto 15 vite, pas kuvendit themelues, organizuan edhe katër kongrese, nga të cilët i pari më 19 nëntor 2005, i dyti më 19 dhjetor 2009, ndërsa i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014, gjersa duke vendosur standard të ri jo vetëm për BDI-në, por edhe për të gjitha partitë në vend dhe rajon, organizuan kongres dyditor tematik në mars të vitit 2015.

“Në këto 15 vitë të nderuar anëtar dhe qytetar, kemi bërë shumë bashkë, duke filluar nga: ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, ndarja teritoriale, simbolet kombëtare shqiptare, avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit, rrumbullakësimi i infrastrukturës në arsimin sipëror me legalizimin e USHT-së, hapjen e fakulteteve të reja, konvikteve, sallave të reja sportive, themelimi i universitetit shtetëror shqiptar në Shkup, themelimi i shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive, ndërtimi i zonave të lira ekonomike në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Likovë, marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE, liberalizim të vizave me vendet e BE, hapja e dialogut të lartë paraqasës me BE, fillimi i gasifikimit për Shkup, Tetovë dhe Gostivar, ndërtimi i shumë rrugëve dhe autostradës Kërçovë – Strugë, lidhje energjetike me Shqipërinë, kalim të kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë pa pasaporta, demarkacioni i vijës kufitare me Kosovën, njohja e pavarësisë së Kosovës, sheshi Skënderbeu, sheshi Iliria, sheshi i flamurit, Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani në Shkup, shënimi i 100 vjetorit të alfabetit, 100 vetorit të lindjes së Nënës Terezë si dhe 100 vjetorit të flamurit, teatri shqiptar në Shkup, biblioteka dhe teatri në Tetovë, Muzeu i Manastirit dhe Muzeu i Lirisë, Qendra Memoriale Nëna Shqiptare në Zajaz, ujësjellës në vendbanime shqiptare, qendra urgjente në Tetovë dhe qendra spitalore, subvencione bujqësore, bursa arsimore dhe proekte të tjera të panumërta”, ceket në kumtesë.