Home SPORT – Barcelona, "kampione e dimrit" në La Liga

Barcelona e ka regjistruar fitoren e 15-të në këtë edicion në Primera Division, teksa e ka mposhtur Getafen, me rezultat bindës 5:2. Me këtë fitore katalonasit sigurojnë titullin e kampionit dimëror në La Liga…

Barcelona e kthen në festë goli përballjen e fundit të vitit me Getafen, duke mos lejuar arratisjen e Atleticos pikërisht brenda në kryeqytet, ku mund madrilenët e vegjël të Getafes 5-2. Skuadra e Tata Martinos, realizon një “Remuntada” të vërtetë në “Alfonso Perez”, ku vendasit fërkonin duart për plot 30 minuta. Sergio Escudero dhe Lisandro Lopez në 15 minutat e para u duk sikur morën tre pikët për vendasit, aq sa dukej sikur Barcelona e vërtetë në fushë ishte pikërisht Getafe, por një Super Pedro Rodriguez, brenda tetë minutave realizoi përmbysjen e madhe për të tijët, duke shënuar plot tre herë në portën e Getafes. Me Barcelonën e rikthyer tashmë në kontroll të ndeshjes, për Getafen nuk kishte më shpresë, dhe në fraksionin e dytë, në mungesë të Neymar, që është nisur me pushime me leje të klubit, kostumin e goleadorit e veshi Cesc Fabregas. Mesfushori shënoi një dygolësh për blaugranat, të parin me një goditje perfekte dhe të dytën nga pika e bardhë, duke I dhënë fitoren përfundimtare 5-2 të tijve. Tashmë katalanasit e presin 2014 si kryesues, ashtu siç kishin pritur në fakt dhe 2013, po me Atleticon pas shpine, dhe në fund u kurorëzuan kampionë të La Ligas
Rezultatet
Elche 0 – 1 Malaga
Villarreal 1 – 2 Sevilla
Real Betis 0 – 1 Almeria
Atletico Madrid 3 – 2 Levante
Granada 1 – 3 Real Sociedad
Getafe 2 – 5 Barcelona
Espanyol 4 – 2 Valladolid
Athletic Bilbao 2 – 1 Rayo Vallecano
21:00 Celta Vigo – Osasuna
21:00 Valencia – Real Madrid

Tabela
1.Barcelona 17 46
2.Atletico Madrid 17 46
3.Real Madrid 16 38
4.Athletic Bilbao 17 33
5.Real Sociedad 17 29
6.Villarreal 17 28
7.Sevilla 17 26
8.Getafe 17 23
9.Espanyol 17 22
10.Malaga 17 20
11.Valencia 16 20
12.Granada 17 20
13.Levante 17 20
14.Elche 17 17
15.Almeria 17 16
16.Valladolid 17 15
17.Celta Vigo 16 15
18.Osasuna 16 14
19.Rayo Vallecano 17 13
20.Real Betis 17 10