Home LIFESTYLE Atletja shqiptare thyen rekord

Atletja Luiza Gega ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa, në pjesëmarrjen e saj në etapën e 5-të të Ligës së Diamantit të zhvilluar në Oslo të Norvegjisë.

Gega dha kohën 9’26”05, duke u renditur e pesta në garë, por kjo kohë është rekord i ri kombëtar në 3000m/p (9’28”52 ishte rekordi i mëparshëm që mbahej po nga Gega). Vendin e parë në këtë garë e zuri keniania Norah Jeruto (9’17”27).