Home SPORT Athletico sonte pa Costan ndaj Barcelonës

diego

Trajneri i Athletico Madridit, Diego Simeone do të duhet të përballet kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve, pa llogaritur në shërbimet e golashënuesi më i mirë nga skuadra e tij, Diego Costa.

Sulmuesi brazilian dje e  ka lëshuar stërvitjen, pasi ka ndjerë dhimbje në gju, vetëm pesë minuta pasi kishte filluar stërvitja.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Diego Simeone. “Unë e shoh të vështirë mundësinë që Costa të luaj në këtë ndeshje. Ai ka pësuar lëndim në stërvitje që pritet ti pamundësoi këtë ndeshje” ka thënë Simeone.