Home LAJME Atentatori i Todorovit është gjyshi i Tamara Dimovskës

todorov

Pas tentimit për vrasje të ministrit të deritanishëm të shëndetësisë, Nikolla Todorov, i dyshuari u arrestua menjëherë nga policia.

Burime nga MPB konfirmuan rastin dhe kanë thënë se sulmuesi ka shtënë dy plumba drejt Nikolla Todorovit, por për fat të mirë ai nuk është i lënduar.

Sulmuesi Ljupço Stojanovski 57 vjeçar nga Velesi është arrestuar në vendngjarje dhe është dërguar në stacionin policor Beko ku do të merret në pyetje.

Personi i cili tentoi të vrasë ministrin e deritanishëm të shëndetësisë, Nikolla Todorov, sipas  informatave të TV “Telma”, është gjyshi i vajzës së vogël Tamara Dimovska nga Velesi, e cila ndëroi jetë duke pritur Fondin që të miratojë mjete për operimin e saj jashtë shtetit. Vendimi për paratë e miratuara erdhi një ditë pas vdekjes së saj.

Sipas informacioneve të Press24, sulmuesi ka kërkuar Todorovin në shtëpin e tij para se të tentoj ta vrasë para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas disa informacioneve 57 vjeçari bashkë me dy persona të tjerë që në orët e hershme të ditës së sotme e ka pritur Todorovin para Ministrisë së Shëndetësisë por pasi ai nuk është paraqitur ka shkuar para shtëpisë së Todorovit.