Home LAJME "Ataka": Strumica ti kthehet Bullgarisë

Territoret e Serbisë dhe IRJM-së në të cilat banojnë bullgarë, t’u kthehen bullgarëve. Këtë kërkesë partia djathtiste ATAKA e ka ngritur përmes një deklarate të prezantuar para parlamentit bullgar. Agjencia bullgare e lajmeve Fokus, njofton se në deklaratën e partisë së njohur për qëndrimet e saj nacionaliste, theksohet se ‘në vitin 1919 është firmosur një marrëveshje nënçmuese e cila ka lënë shumë bullgarë jashtë kufijve të Bullgarisë “Serbia dhe IRJM-ja nuk mund të konsiderohen si pasardhës legal të Shtetit të sllovenëve, kroatëve dhe serbëve. Serbia nuk u pranua si pasardhës i Jugosllavisë nga Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar, ndërkaq IRJM-ja nuk njihet as me ermin e saj kushtetues. Rrjedhimisht, marrëveshja e cila në mënyrë të padrejtë shkëputi krahinën perëndimore përfshirë Strumicën nga shteti bullgar nuk vlen më, pasi nuk ekziston shteti i cili firmosi këtë marrëveshja. Trojet e shkëputura nga Bullgaria në bazë të këtij traktati duhet t’i rikthehen territorit të tyre, theksohet në deklaratë. ATAKA e cila është e përfaqësuar me 23 deputetë në parlamentin e Bullgarisë vlerëson se këto çështje duhet të zgjidhjen përpara fillimin të procesin të bisedimeve Serbi-BE dhe përpara anëtarësimit të Maqedonisë në Union. Alsat M