Home LAJME Arifi: Marrëveshja për përdorimin e gjuhës parashikon edhe udhëheqje e Parlamentit në...

teuta-arifi-1

­ BDI-ja dhe LSDM-ja si duket kanë arritur marrëveshje për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel institucional, kështu që seancat parlamentare si dhe ato qeveritare në të ardhmen do të udhëhiqen edhe në gjuhën shqipe, kështu të paktën është shprehur nënkryetarja e BDI­-së, Teuta Arifi në një emision në TV Art.

Arifi e cila mbrëmë në një emision në TV Art iu përgjigj pyetjesë, se a e kanë zgjidhur çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe me partnerin e tyre.

“Po, kjo është pjesë e marrëveshjes për përdorimin e gjuhës, në ligjin për gjuhët parashihet edhe udhëheqje e Parlamentit në gjuhën shqipe, dmth kur ligji të aprovohet në Parlament normalisht që pastaj kryeparlamentari do të mund të udhëheq seancat në gjuhën shqipe ashtu sikurse funksionarët në seancat e qeverisë. Ky është propozimi për gjuhën në marrëveshjen që kemi arritur”, deklaroi Arifi.